Vlorë, pushuesit dynden në plazhin e ri, marrin rrezet e para
VLORë- Edhe në Vlorë plazhi ka nisur të frekuentohet, pavarësisht klimës. Shumica e frekuentuesve të parë të plazhit gjenden këtë të dielë në bregdetin e Vlorës, për të marrë rreze dielli apo për të luajtur sport, por nuk mungojnë edhe guximtarët të cilët krijojnë contrast me mjaft persona të tjerë që qëndrojnë ende me veshje dimri, ndërsa ata lahen në det.
Qytetarët shprehen se rrezet e diellit të këtyre ditëve janë shumë të përshtatshme për tu marrë edhe pse këtë javë deti është privuar, për shkak të temperaturave jot ë përshtatshme.
Zona më e populluar bregdetare këtë fundjavë ka qënë plazhi i ri publik, në të cilin kishte edhe plazhistë të shumtë. Në ditët në vijim sipas meteorologëve, pritet një ngritje e ndjeshme e temperaturave, gjë e cila do të bëjë që numri I frekuentuesve të plazhit të ritet ndjeshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)