KQZ shpall rezultatin perfundimtar te Zgjedhjeve te 23 qershorit
Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të 23 qershorit, ndërkohë që puna e këtij institucioni u bë pjesë e kritikave të socialistëve.
44 ditë pas votës të 23 qershorit, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Pasi lexoi listën në renditje alfabetike të deputetëve të ardhshëm, KQZ miratoi aktin dhe kryetarja Lefterie Lleshi shqiptoi fjalinë që mbylli zyrtarisht zgjedhjet.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj, i cilësoi zgjedhjet si përgjithësisht të mira, dhe kjo sipas tij për meritë të shqiptarëve.
Kolegu i tij i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, akuzoi socialistët se kanë bënë gjithcka për të sabotuar punën e KQZ-së.
Ndërsa vetë kryetarja Lefterie Lleshi, foli për një process zgjedhor me standarte ndërkombëtare ndërsa punën e Komisionit që drejtoi e cilësoi sit ë paanshëm.
Legjislatura e ardhshme do të dërgojë në Parlament 83 deputetë të majtë dhe 57 të djathtë. Mazhoranca do të përbëhet nga 65 deputetë të PS-së, 16 të LSI, 1 i PBDNJ dhe 1 i PKDSH. Ndërsa opozita pjesë e opozitës së ardhshme do të jenë 50 parlamentarët e PD-së, 4 të PDIU-së dhe 3 të PR-së.
Partia Socialiste 65 deputetë
Partia Demokratike 46 deputetë
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 16 deputetë
Partia e bashkimit për të Drejtat e Njeriut 1 deputet
Partia Kristian Demokrate 1 deputet
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 1 deputet
Partia Demokristiane 1 deputet
Aleanca për Shqipërinë Europiane 83 mandate
Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 57 mandate
OSBE-së mirëpret përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, pret të bashkëpunojë me Kuvendin e ri
Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, mirëpriti përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, që u shënua sot me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale – e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime – mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend”, tha Wilton.
“Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”.
Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.