E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ciftit Jazxhi nga problemet ekonomike dhe konsumimi i alkoolit

Sherri që u mbyll me vdekjen e dy bashkëshortëve Jazxhi, kishte nisur pasi edhe atë ditë, Edmir Jazxhi kishte konsumuar sërish alkool. Dy femijet e ciftit kane treguar ne polici se prindërit e tyre nuk ishin qetësuar ende pas kallëzimit të Dallëndyshes në polici për ushtrim dhune.
Edmir Jazxhi nuk ia kishte falur ende bashkëshortes së tij denoncimin në polici, megjithëse më herët kishin arritur paqen mes tyre. Vec të tjerave çifti prej vitesh kishte problem, për shkak edhe të gjendjes jo të mirë ekonomike.
Ditën e ngjarjes, pak minuta pasi dy fëmijët ishin larguar nga shtëpia, Edmir Jazxhiu është kthyer në shtëpi. Komshinjte treguan ne polici se Dallendyshe Jazxhi kishte nisur te ankohej per gjendjen ekonomike dhe per faktin se bashkeshorti I saj kishte pire serisht. Debati mes tyre ka nisur me zë të larte, ku është shuar me dy të shtëna arme.
Fqinjet të alarmuar nga të shtënat kanë njoftuar fëmijët dhe më pas policine, ku kanë gjetur të shtrirë afër njër-tjetrit çiftin Jazxhi me nga një plumb në kokë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›