Lezhë, gjendet e masakruar 25-vjeçarja nga Fieri

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku viktima është shtetasja Anisa Opingari, 25-vjeçe nga Fieri. Trupi i pajetë i gruas është gjetur në afërsi të pyllit të Shëngjinit.
Nuk dihet ende nëse gruaja e zhdukur prej më shumë se një jave dhe e gjysmë dekompozuar ishte me pushime në këtë zonë.
Policia e Lezhës shkoi në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet në bashkëpunim me policinë e Fierit. Gruaja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë.
Sipas policisë, gruaja kishte jetuar në Greqi së bashku me bashkëshortin nga Berati por prej katër muajsh ishte kthyer në atdhe nga ku i kishte dhënë fund edhe martesës. Policia ka gjetur gjurmë të vrasësit, po nuk bëhet i ditur identiteti.
Gruaja kishte një lidhje dashurie me një të ri nga Lushnja, ku me shumë gjasa kishte shkuar për pushime në Shëngjin. Trupi i pajetë i gruas është dërguar në Tiranë për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore. /Start/
2011-07-16 09:33