Vlore, çelet panairi artizanal i grave
VLORË- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Bashkisë së Vlorës, çeli sot Panairin Zhvillimi Ekonomik i Gruas-Fuqizimi i Shqipërisë.
Në këtë aktivitet, përfaqësoheshin disa dhjetra gra dhe subjekte që drejtohen nga biznesmene gra me aktivitet prodhimet artizanale nga rrethe të ndryshme të vendit.
Në sheshin përpara Pallatit të Sportit ‘Flamurtari’ ishin vendosur tendat për ekspozimin e këtyre punimeve, që ishin prodhime artistike e tradicionale, të realizuara në bakër, me grepa, veshje popullore të trevave e krahinave të ndryshme të vendit, punime kashte etj. Këto punime përfaqësonin vlera të traditës nga krahina të ndryshme të krijuara në shekuj dhe që ruhen e nxiten edhe sot nga gratë e pasionuara në këtë drejtim.
Me këtë rast, në mjediset e Panairit u zhvillua një ceremoni ku ishin të pranishëm dhjetra qytetarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, zoti Sergio Strozzi, drejtues të Bashkisë.
Zëvendës Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, në fjalën e saj theksoi se, ky aktivitet dëshmon për kapacitetet e grave në fushën e biznesit dhe e integrimit të tyre në jetën ekonomike e sociale të vendit. Ajo evidentoi se, nga një studim i realizuar prej Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, rezulton biznesmenet nga komuniteti i grave janë të suksesshme.
Panairi do të qëndrojë i çelur gjatë dy ditëve. Ai po vizitohet me mjaft interes nga dhjetra qytetarë vlonjatë.
(atsh/BalkanWeb)