E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset për vdekje motoçiklistja greke

Trupi i pajetë i Marie Elenit (foto Andi Agarai)

Maria Eleni, 37 vjeçe ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Motoçiklistja greke ka humbur kontrollin gjatë kohës që po drejtonte motorin në vendin e quajtur Rrapëz. Nga përplasja ajo ka mbetur e vdekur në vend.

Sipas policisë shkak i aksidentit kanë qenë reshjet e shiut, që kanë bërë që 37-vjeçarja të rrëzohet.

Mësohet se ajo po udhëtonte në këtë aks rrugor bashkë me një grup motoçiklistësh. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›