E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, gjendet trupi i pajetë i 12-vjeçarit

Pas afro tre ditë kërkimesh më në fund është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 12-vjeçarit Z.M, të mbytur në ujërat e lumit Drin. Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të të miturit 50 metra larg vendit ku 12-vjeçari u mbyt.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë kur 12-vjeçari nga Lezha humbi në ujërat e lumit Drin, teksa përpiqej të nxirrte nga lumi topin e futbollit, që u kishte rënë në lum gjatë lojës. Ndërsa i vëllai mundi të dilte nga uji së bashku me topin, 12-vjeçari nuk ka mundur të dalë në breg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›