çështje emërimi apo zgjedhjeje?
TIRANE- Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi ka nisur tu konsumohen, tu "firasen" mandatet e anetareve te saj te cilet deri në muajin e ardhshëm do të duhet të zëvendësohen në shumicën e tyre. Ndërkohë, duke qenë se organizimi dhe funksionimi i këtij institucioni të rishikimit kushtetues jo vetëm që parashikohet në Ligjin tonë Themelor, por edhe se ka rëndësi të veçantë në strukturën dhe kompozimin e organeve të larta shtetërore, natyrshëm që ripërtëritja e tij do të duhej të ngjallte diskutime dhe debate paraprake.
Ky interesim me reze të gjerë shoqërore. që nga partitë politike, organet publike dhe deri te individët e thjeshtë, ka të bëjë sidomos me faktin që, sipas nenit 124 të Dokumentit bazë të shtetit tonë, Gjykata Kushtetuese me autoritetin e saj të padiskutueshëm garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Prandaj, ajo thirret ndryshe edhe si ‘legjislator negativ’. I tillë, sepse vërtet që nuk prodhon dispozita të reja kushtetuese e norma ligjore, por sidoqoftë shfuqizon ose lë në fuqi marrëveshje ndërkombëtare, legjitimitetin e ushtrimit të kompetencave nga persona dhe organe me detyra të rëndësishme publike, marrëveshje të kompetencës midis pushteteve, ligje dhe akte normative të organeve qendrore e vendore etj, sfera më e plotë e të cilave parashikohet në nenin 131 të Ligjit Themelor. Sikurse, po po ky organ bën shqyrtimin e tyre dhe jep vendimet për ‘to mbi bazë të kërkesave ankimore të subjekteve të ndryshme, të përcaktuara qartë në Ligjin organik të këtij organi, i cili shtjellon, interpreton dhe plotëson normat përkatëse të Kushtetutës.
Në këto kushte, ndonëse tashmë nga shumëkush dihet, se Gjykata Kushtetuese përbëhet prej 9 anëtarësh dhe cili prej tyre ka mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi, se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga rradhët e anëtarëve të saj për një periudhë 3 vjeçare me të drejtë riemërimi brenda mandatit të tij si gjyqtar kushtetues etj, etj, përsëri ajo që mbetet e diskutueshme, zakonisht për interesa të politikave korrente të ditës, ka të bëjë me mënyrën e caktimit të anëtarëve të këtij organi.
Por, për këtë mënyrë, ndoshta do të qe më mirë që të përmendeshin në plan krahasues, qoftë edhe shkurtimisht, shkarazi, sisteme të ndryshme që aplikohen në vende të ndryshme, duke shfrytëzuar me këtë rast disa të dhëna të përftuara nga literatura juridiko – kushtetuese. Kështu, për shembull, në Kanada, Francë, Qipro, Irlandë, Danimarkë, Islandë, Norvegji, Finlandë, Suedi etj. zbatohet sistemi i emërimit të gjyqtarëve, pa asnjë procedurë votimi, pavarësisht mbajtjes së kompetencave të emërimit nga disa autoritete shtetërore, të cilët ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.
Ndërsa, në vende të tjera si, bie fjala, Hungari, Estoni, Azerbajxhan, Letoni, Lituani, Slloveni, Portugali, Maqedoni etj. gjyqtarët kushtetues nuk emërohen, por zgjidhen prej parlamenteve monokamerale (në më të shumtën e rasteve). Kurse në Gjermani nga të dyja dhomat me votime të veçanta, dhe në Zvicër nga të dyja dhomat në mbledhje të përbashkët. Sistemi i zgjedhjes së këtyre funksionarëve të lartë të drejtësisë kushtetuese synon demokratizim më të gjerë në procedurën e caktimit të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, me gjithë ndryshimet që vihen re në vende të caktuara, për sa u përket organeve që i paraqitin propozimet organit vendimor.
Mirëpo ekziston edhe një sistem i përzier ndërmjet zgjedhjes dhe emërimit të drejtpërdrejtë. Për hir të së vërtetës, ky sistem është më i përhapuri, sidoqoftë, duke u paraqitur në forma të ndryshme midis shteteve ku aplikohet sistemi hibrid, veçanërisht në raportin e peshës që merr komponenti i emërimit dhe ajo që ushtron komponenti i zgjedhjes. Për shembull, në Belgjikë, ose në Spanjë, roli i mbretit për caktimin e gjyqtarëve kushtetues është pothuajse i pallogaritshëm, formal, ngaqë ai i bën emërimet për funksionimin e pandërprerë të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në listën emërore të paraqitur prej organeve të tjera.
Edhe sistemi i sotëm që parashikon Kushtetuta shqiptare në fuqi është cilësuar nga studiuesit e kësaj fushe, se i përket sistemit të përzier. Ky cilësim argumentohet me faktin që emërimi i anëtarëve të Gjykatës sonë Kushtetuese nga Presidenti i Republikës është i kondicionuar prej pëlqimit të Parlamentit për çdo kandidaturë konkrete.
Dhe, megjithatë, dekreti presidencial në këtë drejtim nuk mund dhe nuk ka përse të paraqitet apo të konsiderohet prej askujt si një akt me ngarkesë të lehtë dhe me vektor të thjeshtë të formalizimit. Sepse, në fund të fundit, Kuvendi mund të mos japë pëlqimin për kandidaturat te të cilat ‘drejton gishtin’ Kryetari i shtetit (ashtu siç mund të ndodhë edhe me anëtarët e Gjykatës së Lartë), megjithatë Parlamentit nuk i njihet e drejta që ai vet të zërë në gojë emra të tjerë, sepse kjo mbetet prerogativë e Presidentit.
Në këtë kuptim bëhet e qartë që pyetja e shtruar në titullin e këtij komenti nuk mund të marrë një përgjigje të prerë dhe, aq më pak, në mënyrën e nënkuptuar kohët e fundit nga intervistat apo deklaratat e disa deputetëve të maxhorancës. Njëri prej tyre, që në mjaft raste gjatë periudhës së kësaj Legjislature duke ‘tundur’ diplomën e një magjistrati pa u ulur ndonjëherë në karriken e gjyqtarit hiqet një e dy si ekspert juridik, s’ka ndenjur pa iu drejtuar publikut tonë edhe për këtë çështje. Ai është shprehur se, maxhoranca do të shqyrtojë një më një kandidaturat e Presidentit dhe s’ka përse të japë pëlqimin për çdonjërën prej tyre. Me këtë bindje, me sa duket ka parasysh që për dhënien e pëlqimit nga ana e Kuvendit, Rregullorja e tij parashikon t’i kalojë kërkesa Komisionit për çështjet ligjore, i cili harton dhe paraqet raportin që shqyrtohet përfundimisht në seancë plenare.
Ndërkohë, përsëri sipas tij, na u kujtokërka që maxhoranca i ka 71 votat e nevojshme për të dhënë pëlqimin rreth atyre emërimeve që do t’ia mbushnin mendjen. Ky arësyetim është interpretuar nga shumëkush si një lloj presioni mbi Presidentin, për të dekretuar emërimet që do t’i interesonin maxhorancës dhe jo zhvillimeve legjislative për forcimin e shtetit të së drejtës. Pra, që maxhorancën e sotme ta mbajë shpresa që të mos ndodhi më kaq shpesh sa deri tani që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë nismat ligjore të iniciuara nga Qeveria dhe të miratuara vetëm nga votat e kësaj maxhorance parlamentare.
Mirë, por si qëndron e vërteta e suksesit të synimeve të tilla? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, mbase duhet theksuar më së pari që Kuvendi, pavarësisht ndryshimit midis termave ‘zgjedhje’ dhe ‘dhënie përlqimi’, të drejtën e ka që t’i shqyrtojë në themel kandidaturat, si në rastin kur e zgjedh vetë kandidatin, po kështu edhe kur jep pëlqimin për emërimin e tij me dekret presidencial.
Në favor të kësaj ideje është shprehur edhe Gjyakata Kushtetuese në një vendim të saj në fillim të vitit 2005, sipas të cilit Kuvendi nuk mund të kufizohet në aspektin formal të emërimit nga Presidenti i Republikës të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, për të parë nëse janë përmbushur kriteret kushtetuese dhe ligjore të kërkuara; ai ka të drejtë të shprehet edhe atëhere kur kandidati e meriton emërimin. Madje, kjo kompetencë e Kuvendit mbështetet edhe te forma e regjimit të republikës parlamentare, që përcaktohet qysh në dispozitën e parë (neni 1/1) të Kushtetutës sonë aktuale.
Veçse, nëse të gjitha kandidaturat e emëruara nga Presidenti do t’i plotësonin kushtet e nevojshme, atëhere nuk mund të ishte i përligjur rrëzimi, ose mospranimi i tyre prej Kuvendit, aq më pak kur ky veprim kryhet vetëm prej një krahu politik të përfaqësuar në Parlament. Edhe modeli francez, për shembull, që tipizon sistemin e emërimeve në këtë drejtim, vazhdimisht është bërë objekt kritikash, ngaqë nuk garanton shprehjen e rrymave të ndryshme politike, sepse mund të ndodhë, ashtu siç ndodhi në Francë gjatë viteve 1974 deri më 1981, që të tria autoritetet me kompetencën e emërimit të përbërjes së Këshillit Kushtetues t’i përkasin të njëjtit sens politik.
Te ne, vërtet që për caktimin e anëtarëve të kësaj Gjykate, sikurse edhe për ata të Gjykatës së Lartë, nuk mund të kapërxehen procedurat përkatëse të Kuvendit, por gjithashtu s’mund të injorohet fakti që ushtrimin e funksionit të tyre si një trupë unike ata s’kanë tagra politike, nëpërmjet të cilave të zhvillojnë detyrën që u është besuar dhe ngarkuar. Këtë e sanksionon edhe neni 130 i Ligjit tonë Themelor ku thuhet shprehimisht, se: “qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private”.
Prandaj, në kushtet e një krize të rëndë që përjeton vendi qysh prej 8 muajsh dhe të shfaqur dukshëm sidomos në bllokimin e dialogut parlamentar, pjesëmarrja aktive e opozitës do të ishte e domosdoshme, qoftë në komisionin përkatës për shqyrtimin paraprak të kandidaturave, qoftë në seancat plenare për dhënien e pëlqimit mbi ‘to. Ndërsa, caktimi i shumicës prej 2/3 - at e kësaj trupe me obstruksionizëm, me zvarritje dhe aq më tepër në mënyrë të njëanshme, jo vetëm që do të kompromentonte përmbajtjen e vendimeve të ardhshme të organit të rishikimit kushtetues, duke vënë në pikpyetje vet ekzistencën në vendin tonë të një regjimi liberalo – demokratik, por edhe do të thellonte më tej këtë krizë, që ka sjellë dhe do të theksojë gjithnjë e më shumë një destabilitet mjaft të dëmshëm, pasojat e të cilit është vështirë që aktualisht të parashikohen saktësisht dhe plotësisht.
(G.SH/BalkanWeb)