E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër/ Zjarr në një banesë, vdes 79-vjeçari

Flakët e zjarrit në një banesë në lagjen "Perlat Rexhepi" në Shkodër, shkaktuan sot vdekjen e një 79-vjeçari.
Mësohet zjarri ra në banesën e shtetasit çezar çeli, rreth mesditës në ora 12:30. Viktima ndodhej i vetëm në banesë në kohën kur ndodhi ngjarja. Ai nuk ka arritur ti mbijetojë zjarrit pasi nuk mundi të largohej nga banesa.
Kufoma e 79-vjeçarit është nxjerrë thuajse e karbonizuar tërësisht disa orë pas zjarrit pasi ndërhyrja e Zjarrfiksve dhe fqinjëve të viktimës, dështoi në përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
Hetuesit thanë se zjarri në banesë ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›