Berisha e Mohamad vizitojne kalane e Krujes
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha së bashku me ish kryeministrin e Malajzisë, Dr.Mahathir Mohamad vizituan sot paradite, Krujën.
Dy personalitetet kanë vizituar Muzeun Historik Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" si dhe Muzeun Etnografik Kombëtar, një banesë karakteristike qytetare e vitit 1764, e shpallur monument kulture i kategorisë së parë.
Qyteti i Krujes,20 km ne veri te Tiranes njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë. Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri me një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë, ngritur në një kodër shkëmbore.
Prej ditës së djeshme, ish kryeministri i Malajzisë Dr.Mahathir Mohamad po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku është takuar me krerët më të lartë të vendit. Ai është një mik i shquar i Shqipërisë nga fillimet e demokracisë.
(s.g/atsh/BalkanWeb)