Lezhe goditet grupi i grabitesve te motocikletave

VJEDHJET/ Kater vete kane perfunduar ne pranga diten e marte. Nderkohe ne 5 dite jane arrestuar 11 vete per vjedhje
Kater vete kane perfunduar ne prangat e policise pasi dyshohen per vjedhje duke e cuar ne 11 numrin e personave te ndaluar per kryerjen e kesaj vepre penale ne nje hark kohor prej nje jave ne Qarkun e Lezhes.
Ne oret e para te mengjesit te dites se marte pas nje pune te mirorganizuar jane arrestuar 4 shtetas Albert dhe Erjon Lleshi 24 dhe 22 vjec me banim ne fshatin Fushe-Milot te rrethit Kurbin Aleksander Daci 24 vjec me banim ne Rreshen te rrethit Mirdite dhe Bukurosh Basha 23 vjec me banim ne fshatin Ulez te rrethit Mat.
Sipas burimeve policore arrestimi i kater te rinjve eshte bere pasi gjate vitit 2010 ne rrethin e Lezhes ne periudha te ndryshme kohore ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer nje sere vjedhjesh motocikletash qe me pas i shisnin ne qytete te ndryshme te vendit.
Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje motociklete te markes Armode pa targa me ngjyre te zeze dhe gri me mbishkrimin Lifan si edhe nje motociklete e markes Zipstar me targa X 29 HHS me ngjyre te zeze gri dhe te verdhe.
Nderkohe policia po punon per dokumentimin e plote te rasteve te vjedhjeve qe mund te jene kryer nga 4 shtetasit ne fjale te cilet do te procedohen me tej nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhe per veprat penale te vjedhjes se kryer ne bashkepunim dhe pastrimit te produkteve te vepres penale.
Ne pese dite 11 te arrestuar per vjedhje
Vjedhjet jane ne nje numer te larte ne qarkun e Lezhes. Vetem tri dite me pare policia vuri ne pranga kater shtetas te akuzuar per vjedhje. Dy prej tyre te moshave 23 dhe 20 vjec te aferm njeri me tjetrin ishin te denuar edhe me pare per vjedhje e megjithate burgu nuk i ka bere qe te ndryshojne profesion.
Banoret e Lacit akuzohen se te dielen vodhen pjese te nje automjeti te bllokuar nga policia. Gjithashtu edhe dy te arrestuarit e tjere te se dieles ishin te aferm njeri me tjetrin. Nderkohe te shtunen ne pranga u vu nje 20-vjecar banor i fshatit Torovice ne Lezhe.
Ai u akuzua per vjedhjen e nje motociklete te cilen me pas e kishte shitur per 60 mije leke te reja. Diten e premte u arrestua nje tjeter hajdut perserites. 23-vjecari banor i fshatit Shullaz ishte denuar me pare per vjedhje e megjithate ai dyshohej si autor i disa vjedhjeve te kryera ne Maminas te Durresit por edhe ne Vore te Tiranes.
Policia e Lezhes po ate dite kishte arrestuar nje 16-vjecar i cili ishte shpallur ne kerkim ne korrik te ketij vitit pasi bashke me dy adoleshente te tjere dyshohet se ishin autore te vjedhjes se nje qendre shendetesore ne fshatrat e komunes Kallmet.
Gjithashtu ata dyshohen si autore te vjedhjes se nje banese e te shkaterrimit me zjarr te automjetit te nje shtetasi. Shumica e personave te dyshuar si hajdute jane te moshave te reja dhe perserites.