Kavajë,kapet i arratisuri nga komisariati

I arratisuri nga Komisariati i Kavajës është kapur sot paradite në rrethinat e qytetit të Durrësit. Policia bëri të ditur se shtetasi Edmond Piraniqi, 24 vjec nga qyteti i Kavajës u kap në një banesë në periferi të Durrësit, pak kilometra nga Kavaja. 24 vjecari nga qyteti i Kavajes, ka mundur t'u ikë forcave të policisë nga komisariati i qytetit. I riu Piraniqi, ishte ndaluar nga policia e Kavajës një ditë më parë, pas një zenke me disa të rinj rreth orës 09:00 të mëngjesit të së mërkures. Pas kesaj ngjarjeje, Piraniqi eshte shoqeruar per ne komisariat per t'u marre ne pyetje nga uniformat blu. Edmond Piraniqi ka mundur t'i ikë policise ne menyre te mistershme teksa mbahej i izoluar ne katin e dyte te komisariatit. Burime te policise bejne me dije se i riu ka patur edhe me pare precedent penal per te cilen eshte mbajtur ne burg. Rezulton se se ai ishte liruar vetëm një muaj më parë. Pas arratise se tij te gjitha forcat e policise se Kavajës, në bashkëpunim me policinë e Durresit, kane ngritur disa pika postoblloqesh për të mundesuar kapjen e Piraniqit.