Franca, rikthim në NATO pas 4 de
Presidenti francez, Nikolas
Sarkozi, bëri të ditur se
vendi i tij do të rikthehet
në NATO, duke i dhënë fund
largimit 40-vjeçar nga organizata.
Vendimin e rëndësishëm,
Sarkozi e njoftoi gjatë një fjalimi
para ekspertëve të Mbrojtjes në
Shkollën Ushtarake në Paris.
Presidenti Sharl de Gole e nxori
jashtë vendin e tij nga Organizata
e Atlantikut Verior në vitin 1966,
duke thënë se kjo organizatë
shkelte sovranitetin e vendit
kishte më kuptim që Franca,
një nga themelueset e NATO-s,
të mos kishte zërin e saj në organizatë
në lidhje me vendimet
ushtarake dhe strategjike të saj.
"Ky riafrim me NATO-n siguron
pavarësinë tonë kombëtare.
Distancimi nga NATO do të na
kufizonte pavarësinë. Ne duhet
të jemi përparimtarë. Një vend
vetmitar nuk ka influencë mbi
çështje të ndryshme që kanë
të bëjnë me të ardhmen e përbashkët".
Sarkozi tha se NATO
mbetet një element qendror i
sigurisë së Francës dhe politikës
së saj të mbrojtjes. Formalizimi i
lëvizjes së Sarkozisë do të bëhet
gjatë takimit jubilar me rastin e
60- vjetorit të organizatës muajin
e ardhshëm në qytetin francez
të Strasburgut. Sekretari i përgjithshëm
i NATO-s e ka mirëpritur
vendimin Sarkozisë. Sipas tij,
pjesëmarrja e plotë e Francës në
vendimmarrjen dhe në çështjet
organizative të organizatës do të
forcojë edhe më shumë aleancën.
Sipas disa analistëve, "pavarësia"
e Francës nga NATO është shumë
e çmuar për shumë francezë
dhe Sarkozi, me vendimin tij, ka
provokuar diskutime mes atyre
që janë kundër një vendimi të
tillë. Frika e tyre e madhe është
që Franca do të komandohet
nga Shtetet e Bashkuara dhe do
ta humbasë tërësisht pavarësinë.
Sipas tyre, rihyrja në NATO nuk ka
asnjë lloj justifikimi dhe asnjë lloj
arsyeje të shëndoshë e bindëse.
Sarkozi, bëri të ditur se
vendi i tij do të rikthehet
në NATO, duke i dhënë fund
largimit 40-vjeçar nga organizata.
Vendimin e rëndësishëm,
Sarkozi e njoftoi gjatë një fjalimi
para ekspertëve të Mbrojtjes në
Shkollën Ushtarake në Paris.
Presidenti Sharl de Gole e nxori
jashtë vendin e tij nga Organizata
e Atlantikut Verior në vitin 1966,
duke thënë se kjo organizatë
shkelte sovranitetin e vendit
kishte më kuptim që Franca,
një nga themelueset e NATO-s,
të mos kishte zërin e saj në organizatë
në lidhje me vendimet
ushtarake dhe strategjike të saj.
"Ky riafrim me NATO-n siguron
pavarësinë tonë kombëtare.
Distancimi nga NATO do të na
kufizonte pavarësinë. Ne duhet
të jemi përparimtarë. Një vend
vetmitar nuk ka influencë mbi
çështje të ndryshme që kanë
të bëjnë me të ardhmen e përbashkët".
Sarkozi tha se NATO
mbetet një element qendror i
sigurisë së Francës dhe politikës
së saj të mbrojtjes. Formalizimi i
lëvizjes së Sarkozisë do të bëhet
gjatë takimit jubilar me rastin e
60- vjetorit të organizatës muajin
e ardhshëm në qytetin francez
të Strasburgut. Sekretari i përgjithshëm
i NATO-s e ka mirëpritur
vendimin Sarkozisë. Sipas tij,
pjesëmarrja e plotë e Francës në
vendimmarrjen dhe në çështjet
organizative të organizatës do të
forcojë edhe më shumë aleancën.
Sipas disa analistëve, "pavarësia"
e Francës nga NATO është shumë
e çmuar për shumë francezë
dhe Sarkozi, me vendimin tij, ka
provokuar diskutime mes atyre
që janë kundër një vendimi të
tillë. Frika e tyre e madhe është
që Franca do të komandohet
nga Shtetet e Bashkuara dhe do
ta humbasë tërësisht pavarësinë.
Sipas tyre, rihyrja në NATO nuk ka
asnjë lloj justifikimi dhe asnjë lloj
arsyeje të shëndoshë e bindëse.