Alabama: "Polici" masakron familjen para se të vrasë veten
Një tjetër tragjedi ndodhi
disa orë para asaj të
Gjermanisë, këtë herë në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
ku një person mori jetën e 10 të
tjerëve para se të vriste veten.
Për vendin ku ndodhi tragjedia,
Alabama, ky rast përbën më të
rëndin e regjistruar ndonjëherë.
Personi që la 10 të vrarë e kreu
krimin e tij brenda një ore. Sipas
disa dëshmitarëve, ai kishte
qenë i punësuar për një kohë të
shkurtër në një stacion policie
në vend, pasi kishte dështuar së
përfunduari shkollimin për polic
në një akademi ushtarake në vitin
2003. Autori i krimit ishte një
28- vjeçar dhe ende nuk dihen
motivet që e çuan atë në kryerjen
e tragjedisë pasditen e së shtunës
në Alabama. Mes të vrarëve ishte
edhe mamaja e kriminelit, katër
të afërm të tij, si dhe gruaja dhe
fëmija i një sherifi të zonës. Autori
i krimit duket se ka pasur si qëllim
që të asgjësojë gjithë familjen e
tij, e ndërkohë ka marrë edhe disa
jetë të tjera të pafajshme. Tragjedia
ka nisur në orën 3:30. Ky ishte
momenti që 28-vjeçari i ka vënë
flakën shtëpisë së të ëmës, e cila
ndodhej brenda saj. Më pas, e ka
qëlluar, duke shtënë edhe mbi
katër qenë aty rrotull. Më pas,
vrasësi ka marrë makinën dhe ka
mbërritur në një zonë aty pranë
ku ka hapur sërish zjarr ndaj disa
të afërmve të tij që jetonin aty. Ky
është rasti më i rëndë i ndodhur
në historinë e Alabamas që i ka
tronditur të gjithë.
disa orë para asaj të
Gjermanisë, këtë herë në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
ku një person mori jetën e 10 të
tjerëve para se të vriste veten.
Për vendin ku ndodhi tragjedia,
Alabama, ky rast përbën më të
rëndin e regjistruar ndonjëherë.
Personi që la 10 të vrarë e kreu
krimin e tij brenda një ore. Sipas
disa dëshmitarëve, ai kishte
qenë i punësuar për një kohë të
shkurtër në një stacion policie
në vend, pasi kishte dështuar së
përfunduari shkollimin për polic
në një akademi ushtarake në vitin
2003. Autori i krimit ishte një
28- vjeçar dhe ende nuk dihen
motivet që e çuan atë në kryerjen
e tragjedisë pasditen e së shtunës
në Alabama. Mes të vrarëve ishte
edhe mamaja e kriminelit, katër
të afërm të tij, si dhe gruaja dhe
fëmija i një sherifi të zonës. Autori
i krimit duket se ka pasur si qëllim
që të asgjësojë gjithë familjen e
tij, e ndërkohë ka marrë edhe disa
jetë të tjera të pafajshme. Tragjedia
ka nisur në orën 3:30. Ky ishte
momenti që 28-vjeçari i ka vënë
flakën shtëpisë së të ëmës, e cila
ndodhej brenda saj. Më pas, e ka
qëlluar, duke shtënë edhe mbi
katër qenë aty rrotull. Më pas,
vrasësi ka marrë makinën dhe ka
mbërritur në një zonë aty pranë
ku ka hapur sërish zjarr ndaj disa
të afërmve të tij që jetonin aty. Ky
është rasti më i rëndë i ndodhur
në historinë e Alabamas që i ka
tronditur të gjithë.