Lezhë, grabitet dhe më pas i vihet zjarri fabrikës së tullave
Një fabrikë në Lezhë ka qenë pre e grabitësve mëngjesin e sotëm. Duke përfituar nga koha e keqe persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në fabrikë dhe kanë prerë me gur fresibël kasafortën e kompanisë.
LEZHE- Grabitet dhe më pas i vihet flaka Fabrikës së prodhimit te Tullave “Milis”, në rrugën e Kallmetit, të qytetit Lezhë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, pas lajmërimit nga rojet e fabrikës. Zjarri në brendësi të godinës është shuar nga zjarrfikesit ndërsa shirat e shumtë kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve jashtë godinës. Në vendin e ngjarjes policia e Lezhës konstatoi se dera e jashtme e godinës ishte shqyer dhe kasaforta ku ndodhej nje sasi e konsiderueshme parash ishte hapur me gur fresibel. Burime nga policia thonë se zjarri është vënë qëllimisht në zyrat e financës pasi është marrë një sasi e konsiderueshme parash nga kasaforta. Ende nuk ka identifikim të autorëve të ngjarjes ndërsa policia po heton per gjetjen e autoreve
(O.Zh/ BalkanWeb)