Topalli: Elisabeta e II-të do të firmosë, "Shqipëria në NATO"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet për një vizitë në Londër, ka konfirmuar lajmin se më datën 10 dhjetor, Mbretëresha Elizabeta e Dytë do të firmosë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
LONDER- Më 10 Dhjetor Mbretëresha Elizabeta e Dytë do të firmosë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. Lajmi konfirmohet nga kryetarja e parlamentit Shqiptar Jozefina Topalli e cila ndodhet në ditën e dytë të vizitës së saj në Londër. Zonja Topalli ka zhvilluar sot takime me një pjesë të rëndësishme të anëtarëve të Kabinetit të Kryeministrit Braun, ka mbajtur një referatë mbi integrimin euro-atlantik të Shqipërisë, në London School of Economics and Political Science, ndërsa ka qenë e ftuar nderi e Kryetarit të Dhomës se Komunëve, Michael Martin.
(O.Zh/ BalkanWeb)