Lezhë, i hyjnë në banesë për ta vjedhur, vrasin të zotin e shtëpisë
Një 55-vjeçar është vrarë nga grabitësit në tentativë për ti vjedhur banesën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rabosht të Lezhës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Prend Dodës për ta vjedhur.
Por, ata janë ndjerë nga i zoti i shtëpisë, i cili është përleshur me ta në oborr dhe në një moment, grabitësit e kanë qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Pas krimit, grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa nuk dihet ende nëse ata kanë arritur të marrin para apo sende me vlerë në banesë.
Policia, e njoftuar për ngjarjen, ka shkuar menjëherë në fshatin Raposht të Lezhës ndërsa po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes.