E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, kapet atentatori i kryetarit të komunës


LEZHË - Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit Arjan Sollaku, 22 vjec, i cili dy javë më parë qëlloi me pistoletë mbi kryekomunarin e Blinishtit të Lezhës, 46-vjeçarin Jak Zhupa. Plagosja e tij u bë më 5 gusht në orët e para të mëngjesit, ndërsa kryetari i komunës ishte afruar me makinën tip "shevrolet", për të filluar si zakonisht ditën e punës në zyrën e tij, por pikërisht sapo është ndalur para ndërtesës komunale, është qëlluar pa paralajmërim me pistoletë nga Arjan Sallaku, duke marrë plumba në gjymtyrët e poshtme.

Zhupa ka mundur të mbijetojë pasi është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa autori është larguar nga vendi i pritës, për t'u kapur dje rreth orës 4:30 të mëngjesit në shtëpinë e një të afërmi të tij në një fshat të Shkodrës. Mësohet se i riu nuk ka bërë asnjë rezistencë. Sipas hetimeve të deritashme janë ngritur dy pista, ndër to dhe ajo që lidhet me detyrën që bënte 46-vjeçari. Por më e mundshme mbetet të jetë pista e një zënke ditë më parë midis dy këtyre personave.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›