E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, vritet për motive pronësie 35-vjecari


PESHKOPI - Një 35-vjecar ka gjetur vdekjen nga plumbat e lëshuar nga arma kallashnikov e një bashkëqytetari të tij, ngjarje kjo e ndodhur për motive pronësie, sipas policisë vendore. Burimet policore të Dibrës bënë të ditur se rreth orës 10:30 të ditës së djeshme në një lokal në lagjen "Gjok Doci", në qytetin e Peshkopisë, është qëlluar me armë zjarri automatike dhe ka vdekur në vend 35-vjecari Ulvi Vranici nga qyteti i Peshkopisë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pas këqyrjes së vendit të ndodhisë së rëndë dhe marrjes së dëshmive ka ndjekur vrasësin, të cilin e ka kapur pas disa minutash. Në pranga është vënë 42-vjeçari Sali Loka, banues po në Peshkopi. Sipas policisë, vrasja erdhi pas një sherri në lokal midis dy personave në fjalë, që kishte për shkak pronësinë, ndërsa pas zënkës Sali Loka ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend 35-vjeçarin.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›