Topalli: Tolerancë zero për abuzuesit me pushtetin
Gjatë një takimi me gratë e Librazhdit, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke ju referuar skandalit “ Pango”, ka deklaruar se qeveria do të tregojë tolerancë zero ndaj të gjithë zyrtarëve që abuzojnë me pushtetin.
LIBRAZHD- Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar sot një takim me gratë në qytetin e Librazhdit ku është shprehur se qeveria do të tregojë tolerancë zero ndaj cdo zyrtari që guxon të abuzojë me pushtetin.
Por sic duket, Topalli i referohet vetëm rastit “Pango” pasi qeveria nuk ka treguar vullnetin, madje ka bërë avokatin mbrojtës të ministrave të akuzuar për afera të rënda korruptive, si në rastin e ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu i vënë nën akuzë për tragjedinë e rëndë të Gërdecit, apo ne rastin e ministrit Basha, i akuzuar për shpërdorime fondesh në vlerë 230 milion euro, në rrugën Durrës-Kukës.
Ndër të tjera, kryeparlamentarja vlerësoi rolin e grave në ndryshimin e vendit duke theksuar se kanë mbajtur një peshë të madhe në këtë proces. (e.n/Balkanweb)