Lezhë, lirohet pas 18 orësh 6 vjecari i marrë peng
Pas një dite negociatash me policinë e Lezhë, autori i pengmarrjes ka liruar 6 vjecarin, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e rrembyesit. Nëna e femijës i ka sqaruar policise per lidhjet e saj me pengmarrësin
LEZHE-Lirohet pas më shumë se 18 orësh fëmija i rrëmbyer në Lezhë nga 25 vjecari Gëzim Marku. 6 vjecari M.Prenga nxenes i klases se pare u morr peng në orën 20.00 të mbremjes së djeshme nga 25 vjecari i liruar vetem pak dite me pare nga burgu. Pas një dite negociatash nëpërmjet telefonit, me policinë e Lezhë, autori i pengmarrjes ka liruar 6 vjecarin ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 25 vjecarit Gezim Marku. Në komisariat eshte shoqeruar edhe nëna e femijës e cila ka sqaruar per lidhjet e saj me pengmarrësin. Kjo pasi nga të dhënat e para rezulton se nëna e femijës dhe rrëmbyesi kane patur lidhje mes tyre, dhe pas grindjes 25 vjecari Gezim Marku, është hakmarrë duke i marrë peng fëmijën. Madje në komunikimin me telefon që drejtuesit e policisë së Lezhës kanë patur me rrëmbyesin, ky i fundit është shprehur se e ka marrë vogelushin pasi dyshonte se ishte i biri. Policia nuk ka vërtetim të saktë për pretendimet e rrëmbyesit tashmë të prangosur.