Pakoja e dyshimtë helmon 10 nxenes e 2 mesues
Një pako me lëndë të rrezikshme helmoi sot 10 nxënës dhe dy mësues në një shkollë në Fushë Kuqe të Lacit. Mjekët u kanë bërë analizat pacientëve per te zbuluar se cfare lloj lënde ishte ajo që helmoi të rinjtë
LAC-Rreth 10 gjimnazistë dhe 2 mësues të tyre kanë mbetur të helmuar në një shkollë të mesme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur sot në shkollën e mesme të Fushë Kuqes kur disa adoleshentë kanë gjetur në ambientet e shkollës një pako me mbishkrim në gjuhën angleze. Në pako ishte pikërisht mbishkrimi “Mos prek, lëndë e rrezikshme”, por të rinjtë nuk e kanë dëshifruar për momentin duke e hapur atë. Pas hapjes së pakos menjëherë është përhapur një erë e rëndë që shkaktoi një gjendje të rënduar shendetësore tek 10 adoleshentë që ndosheshin pranë saj dhe dy mësuese. Menjëherë mësuesit e tjerë lajmëruan policinë dhe ambulancën. Pas dërgimit në spitalin rajonal të Kurbinit, 3 gjimnaziste dhe 2 mësueset e tyre u përcollën me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi ishin në gjendje të rënduar intoksikimi. Spitali Ushtarak konfirmon se 16 vjecaret nga fshati Gor i Lacit, E.Vucaj, R.Vata dhe D.Ndoi si dhe 2 mësueset e tyre 50 vjecare Drane Jaku dhe Rake Deda kanë mundur të dalin nga gjendja e rëndë pas ndërhyrjes nga mjekët specialistë.
Ndërkaq mjekët e Spitalit Ushtarak u kanë bërë analizat pacientëve dhe pritet që në orët në vazhdim të mësohet se cfarë lloj lënde ishte ajo që helmoi të rinjtë.
(d.b/BalkanWeb)