"Përplasja", LSI e PSD: Jo, komisionit hetimor

Kryetari i LSI-së Ilir Meta dhe ai socialdemokrat Skender Gjinushi janë shprehur kundër komisionit hetimor parlamentar për përplasjen mes prokurorisë dhe qeverisë.
Dy liderët opozitarë shprehen të shqetësuar për reagimin e mazhorancës për komision hetimor, duke e cilësuar atë si anti-kushtetues dhe absurd.
Meta dhe Gjinushi konfirmojnë se në këtë komision nuk do të marrin pjesë përfaqësuës të LSI dhe PSD-së.
"Maxhoranca shqetësohet më shumë për një serb sesa për vdekjen e 26 personave të pafajshëm", u shpreh Meta.
Ndërkohë deputeti socialist, Taulant Balla deklaroi në kuvend se nuk ka përplasje mes Prokurorisë dhe qeverisë, por ka vetëm sulm të mbështetësve te kryeministrit, Sali Berisha.