Bashkia e Tiranes 2 bursa studimi per vajzat e Gërdecit
Dy vajza te familjes Kruja kanë humbur gjatë tragjedisë babain e tyre. Bashkia e Tiranës siguroi dy bursa studimi falë një projekti të Universitetit Europian të Tiranës dhe Bashkisë Tiranë, për programin e bursave
TIRANË- Dy vajzave të familjes Kruja, Enkelejda dhe Erisa, të cilat u prekën rëndë në tragjedinë e 15 marsit në Gërdec, iu është dhuruar nga Bashkia Tiranë dy bursa studimi. Vajzat kanë humbur gjatë tragjedisë babain e tyre, njëkohësisht dhe të vetmin pjestar të familjes që punonte dhe sillte të ardhura në familjen e tyre. Për këtë arsye Bashkia e Tiranës siguroi dy bursa studimi falë një projekti të Universitetit Europian të Tiranës dhe Bashkisë Tiranë, për programin e bursave.
Për këtë Kryebashkiaku Rama, falenderoi iniciativën e Universitetit Europian të Tiranës, që kthyen në jetë ëndrrën e jetimeve për të shkuar në universitet.
(d.b/BalkanWeb)