Lezhë, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar vetëm pak minuta më parë në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy persona të cilët udhëtonin me një automjet të tipit Volkswagen kanë humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe janë përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia bën me dije se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shumta.