Sarkozy përkujton 600-vjetorin e lindjes së Zhan D'Ark
PARIS- Presidenti francez Nicolas Sarkozy përkujton sot 600-vjetorin e lindjes së Zhan D'Ark, figurë simbol i historisë së Francës dhe e monopolizuar vitet e fundit nga ekstremi i djathtë i vendit. Vizita e kryetarit të shtetit në vendet simbolike ku ka jetuar Zhan D'Ark , në Vosges dhe Meuse, në lindje, zhvillohet një ditë përpara një ceremonie përkujtimore që do të organizohet në Paris nga Fronti Kombëtar, partia kryesore e ekstremit të djathtë francez, me praninë e Jean-Marie Le Pen dhe të vajzës së tij Marine, kandidate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Ai vizitoi veçanërisht qytetin Domrémy-la-Pucelle në Vosges, i konsideruar si vendlindja e Zhan D'Arkës, ku kryetari i shtetit mbajti një fjalim me rastin e 600-vjetorit të lindjes së asaj që "i dëboi anglezët jashtë Francës" gjatë luftës 100 vjeçare. "Zhana nuk i përket asnjë partie, asnjë grupimi, asnjë klani", deklaroi presidenti francez në Vaucouleurs, në lindje, ku Zhanë D'Ark filloi fushatën e saj fitimtare kundër anglezëve në vitin 1429.
"Zhana është Franca në atë që Franca ka më të veçantë dhe më universale, sepse Zhana është pa dyshim francezja më e njohur, më e respektuar, më e dashur në të gjithë botën", shtoi ai.
"Si kryetar shteti, duhej të isha këtu sot, në tokën e saj të lindjes, për këtë homazh solemn që Franca i bën atyre të cilëve u detyrohet për lirinë dhe madhështinë e saj", shtoi ai duke iu përgjigjur pyetjeve për këto homazhe madhështore. Edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2007 kryetari i shtetit e ka ngritur lart figurën e D'Arc.
Lindur më 6 janar 1412 në Domrémy, Zhan D'Ark të cilën e thërrisnin Zhanë Virgjëresha, është një figurë simbolike në Francë, një prijëse e cila simbolizoi luftën kundër ushtrive angleze gjatë luftës 100-vjeçare të periudhës 1337-1453.
E konsideruar si besimtare shumë e devotshme, ajo u dënua me djegie në turrën e druve pas një procesi për herezi. Në fillim të shekullit XX figura e saj rihabilitohet dhe ngrihet në rangun e martirëve, ajo lumturohet dhe futet në radhët e të shenjtëve.
Gjerësisht e përfshirë në manualet shkollore që në shekullin XIX, ajo bëhet një simbol i partisë kryesore të ekstremit të djathtë Aksioni francez, deri në krijimin e partisë Fronti Kombëtar në vitet 1980. Që prej më tepër se 20 vjetësh, Fronti Kombëtar organizon çdo 1 maj një ceremoni në kujtim të saj.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)