Fier thike ne fyt studentit

Studenti 21 vjecar i cili vazhdonte studimet për Juridik në Tiranë, është goditur me thikë dy herë pas shpine dhe një herë në fyt. Trupi i pajetë u gjet mbrëmjen e së dielës në afersi të fshatit Seman në vendin “Kulla e Ujit”, kurse viktima ishte banorë i lagjes “Sheq i Vogël” në Fier. Të fundit që kanë dëshmuar për Andi Pirftin, ishin punonjësit e një dyqani bastesh. Ata i treguan policisë se 21 vjeçari ditët e fundit kishte fituar rreth 70 mijë lekë. Por prej dy ditësh ai nuk kishte shkuar në shtëpi dhe prindërit bënë denoncim në polici.
Dyshohet që 21 vjeçari të jetë bërë pre e garbitjes, ose e ndonjë konflikti të çastit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 10 persona.
Dyshohet që 21 vjeçari të jetë bërë pre e garbitjes, ose e ndonjë konflikti të çastit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 10 persona.