Lezhë, makina shpërthen nga tritoli
Në qytetin e Lezhës ka ndodhur një atentat me eksploziv në një automjet, por nuk janë raportuar të plagosur. Burime nga Lezha bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.
Burime nga policia bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në njërën nga gomat e përparme të një mjeti tip BMV X5 me targa AA 707 BM i parkuar në anë të rrugës.
Policia bën të ditur se nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur vetëm dëme materiale, pasi drejtuesi i mjetit me iniciale G.L nuk ndodhej në mjet në momentin e shpërthimit. Policia po heton për motivin dhe rrethanat e ngjarjes, mes të cilave ajo e ndonjë konflikti personal të drejtuesit të mjetit.