E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndizet lufta me Prokurorinë, Gjykata e Lartë: Skemi pasur kontakt me asnjë të pandehur. Vendimin e dha Gani Dizdari

Share

Vetëm pak orë pasi Prokuroria bëri të ditur se ka nisur procedim penal për tre persona për ndikim të paligjshëm tek Gjykata e Lartë, kjo e fundit ka reaguar duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me persona nën hetim. Gjykata e Lartë thotë se nuk ka pasur asnjë telefonat të anëtarëve të Kolegjit Penal me personat në fjalë dhe se vendimi është dhënë konform ligjit.

Por Prokuroria thotë se vendimi është dhënë ashtu pasi është marrë vesh për përgjimin një ditë përpara. Prokuroria thotë se ka prova se personat në fjalë kishin nisur që të mblidhnin shumën e parave që do të dorëzohej tek kryesuesi i Kolegjit Penal përmes një të afërmi të tij, me origjinë nga Tropoja. Ndërkohë Kolegjin Penal për atë vendim e ka kryesuar Gani Dizdari, gjykatësi tropojan.

Mazhoranca ka arritur të shpëtojë disa herë nga gjykimet duke përdorur Gjykatën e Lartë. Rasti i fundit ishte në gjyqin e Ilir Metës. Vetëm ambasadori amerikan ka shprehur shqetësim se puna e prokurorisë po pengohet nga vendimet që jep gjykata. Ai madje u shpreh se gjykatësit blihen, një akuzë shumë e rëndë kjo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›