E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Nuk do merrem kurrë më me denoncime

Share

Deputeti deklaron se ka një grup mafioz që po përgjon opozitën, por zbut tonet për Metën kur deklaron se shpreson se e ardhmja të sjellë normalitet mes tyre

Deputeti Dritan Prifti, në një intervistë të gjatë për gazetën Shqip, ka deklaruar se pranonin vendimin e Gjykatës së Lartë për skandalin e videos me Metën dhe se nuk ka ndërmend të merret më me denoncime të tilla. Gjyqtarët e njohin ligjin më mirë së unë, dhe jam i detyruar ti besoj arsyetimit të tyre. Unë e bëra sakrificën time, pavarësisht se i vetëm përballë të gjithëve. Në këto kushte të shtetit ligjor, unë skam ndërmend kurrë të merrem me denoncime dhe veprime të tilla, tha Prifti.

Duke komentuar deklaratat e Spartak Brahos për 187 orë filmime, ai tha se nëse është e vërtetë kjo, atëherë ka një grup mafioz në pushtet që përgjon opozitën. Kam dëgjuar Spartak Brahon të deklarojë që ka 187 orë filmime për mua. Po të jetë e vërtetë, kjo është dëshmia më e shëmtuar për ekzistencën e një grupi mafioz në pushtet, që përgjon opozitën dhe deputetët e Kuvendit, në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa asnjë mandat. Unë kam dëgjuar për një grup të tillë, që ka blerë në Bari të Italisë pajisje përgjimi ruse dhe që përgjojnë në mënyrë të jashtëligjshme dhe për qëllime mafioze opozitën dhe institucionet e pavarura të këtij vendi, tha Prifti.

Deputeti ka lëshuar akuza edhe ndaj opozitës për mefshtësi, sidomos pas fakteve të fundit për 21 janarin. Prifti thotë se opozita ka përfituar nga denoncimet e tij, pasi është rritur politikisht. Prifti thotë se nuk do e lëshojë kurrë mandatin e tij pasi në vend të tij do shkonte në Kuvend Spartak Braho. Në fundi ai thotë se shpreson që me Metën të ketë normalitet. Me Ilir Metën kemi pasur 10 vjet bashkëpunim dhe 1 vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të sjellë normalitet, tha Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›