E Diel, 1 Nëntor 2026

PS tryezë me aleatët, Gjinushi: Kërkojmë garanci politike për reformën

TIRANË- Opozita e Bashkuar do të paraqesë së shpejti platformën e saj për reformën zgjedhore, e cila përfshin katër plane.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i cili konfirmon këtë fakt pas përfundimit të tryezës së Opozitës së Bashkuar, thekson se platforma në thelb do të ketë si kërkesë kryesore garanci politike, për Reformën Zgjedhore.

“Opozita do të paraqesë platformëen me 4 pika kryesore. Garanci politike, infrastrukturore, administrative dhe Kodin Zgjedhor. Garanci politike ka të bëjë me shkakun kryesor që është vjedhja e zgjedhjeve, pra do të të garantohen një paritet i plotë tek institucionet dhe mbrojtjen e votës”,- theksoi Gjinushi.

Gjinushi sqaron se janë diskutuar vetëm pika të veçanta të platformës së aleatëve në këtë tryezë të përbashkët, ndërkohë nuk bën me dije se kur do bëhet publike.

Ndërkohë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela u shpreh skeptik sa i takon pranimit të ofertës nga ana e mazhorancës.

“U diskutuan të gjitha aspektet, identiteti i individit, administrimi edhe problemet e tjera që dalin nga KQZ. Sidomos problemin e albitrit, gjykatësit të zgjedhjeve e pamë me sy të vecantë. Do i paraqesim platformën mazhorancës që sigurisht do refuzohet. Në 2009 ato kishin dyshime kur ne kërkuam kutitë në 20011 u tregua vjedhja. Keshtu nuk hyet në Europë”,- u shpreh Ngjela.

Opozita e Bashkua mbledh radhës
Ora 12:25 Partitë e opozitës janë mbledhur mesditën e së martës për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe situatën politike në vend.
Në takimin që nisi pas orës 12:00, në hotel “Tirana International” marrin pjesë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kryetari i PSV '91, Petro Koçi dhe politikani Preç Zogaj. Ndërkohë, në takim mungojnë kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Mësohet se në takim do të diskutohet për progres raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti.
Sot pritet të diskutohet edhe pakti prej 10 pikash i propozuar nga Edi Rama si edhe reforma zgjedhore.
Por, në të njëjtën kohë, aleatët kanë ditë që qarkullojnë mes tyre një draft-marrëveshje parimesh, të cilat do të diskutohen edhe sot, në takimin zyrtar dhe që kanë lidhje me qëndrimin e opozitës për reformën zgjedhore. Partitë e vogla kanë propozuar gjatë gjithë këtyre ditëve që PS të shprehet qartë, në lidhje me disa pika të kësaj reforme, siç janë masa e reformimit të Kodit Zgjedhor, një pikë tjetër që ka të bëjë me ndarjen e qarqeve nga 12 në 6 të tillë, ndryshimi i formulës së llogaritjes për ndarjen e mandateve mes partive të vogla në koalicione, e një sërë çështjesh të tjera.

Paraprakisht, mësohet se kreu i PDS-së, Paskal Milo nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve të tij, në mësimdhënie, në Kosovë. Mungoi dhe Dule i PBDNJ, por persona të 2 partive respektive plotësuan vendin e 2 krerëve të partive të vogla sot në këtë takim.
Pritet që dot, të deklarohet një qëndrim i të gjithë aleatëve për reformën zgjedhore, e cila është edhe tema e momentit, ndërsa do të diskutohet edhe për situatën brenda koalicionit. 

(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS tryezë me aleatët, Gjinushi: Kërkojmë garanci politike për reformën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›