E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, nis rikonstruksioni i shkollave

Në Lezhë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri shkollor, që pritet të nise më 12 shtator, ku prioritet mbeten ndërhyrjet për rikonstruksionet e shkollave. Megjithëse këto ndërhyrje janë të përvitshme, sërish dëmtimet e këtyre institucioneve janë tepër të mëdha, duke sjellë shpezime të konsiderueshme nga taksat e qytetarëve.

Sipas drejtorit të shërbimeve pranë bashkisë Lezhë, Nikolin Prendi janë bërë të gjitha verifikimet e nevojshme dhe janë parashikuar preventivat përkatëse, dhe gjithçka do të jetë gati me fillimin e vitit të ri shkollor.

Data 10 shtator, do të jetë edhe afati i fundit për rikonstruksionin e plotë të shkollave, çerdheve dhe kopshteve në bashkinë e Lezhës. Vetëm në prag të këtij sezoni, bashkia e Lezhës ka vendosur në dispozicion të arsimit 3 milionë lekë të reja, për ndërhyrjet që do të kryhen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›