E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, shtohen kuotat dhe tarifat e studimit

Do të jenë mbi 9300 kuotat e pranimimi për sistemin me kohë të pjesshëm. Ministria e Arsimit ka vendosur që për vitin e ri akademik, të jënë 940 kuota më shumë se ai i vitit të kaluar, ose e thënë ndryshe shtim me 8%. Ekspertët e arsimit shpjegojnë se arsyeja është rritja e kërkësave për sitemin part-time.

Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, në bazë të propozimit të fakulteteve, në UT pjesën më të madhe të kuotave do ta zërë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Albano Zhapaj, shef i kurrikulave të arsimit të lartë në Ministinë e Arsimit, thotë se rritja e numrit të kuotave do të jetë për shqiptarët nga trojet dhe të huajt, që do të vijnë të studiojnë në Shqipëri.

Po në këtë vitë të ri akademik, për sistemin me kohë të pjesshëm, tarfia e studimit do të ndyshojë. Shifra, nga ajo ekzistese do të rritet me 4 %. Këtë vit është kriter dhënia e provimeve të maturës shtetërore ato të detyruara dhe ato me zgjedhje për të vazhduar studimet e larta. Ndërsa degët më të kërkuar për sitemin part-time vazhdon të mbeten mësuesia, financa, administrim-biznesi dhe juridiku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›