E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët diskriminues, nuk i pranojnë grupet vunerabël

Shoqëria shqiptare vazhdon ta ketë jo të lehtë pranimin e homoseksualëve. Po me të njëjtën forcë paragjykojnë romët dhe personat me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave nismave kundër diskriminimit, të dhënat tregojnë se ka vështirësi pranimi, paragjykim dhe prezencë dhune ndaj këtyre personave. Për Ministrin e Punës, Spiro Ksera, shoqëria duhet të ndryshojë mentalitet ndaj grupeve vunerabël. Në anën tjetër, Ministri kërkon nga grupi i punës rishikimin në legjislacion për mbrojtjen nga diskriminimi. Andrea Chalupova, përfaqësuese e Bashkimit Europian, do t`i kujtojë Shqipërisë se një nga 12 kushtet e integrimit të vendit në Bashkimin Europian është mbrojtja e të drejtave të individit.
 

Janë 12 prioritet e Shqipërisë për t`u integruar në familjen e madhe Europiane. Një prej të cilave është mbrojtja e të Drejtave të Njeriut.
“Ne theksojmë se duhet një kuadër ligjor i plotë për të mbrojtur të diskriminuarit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë strategji antidhune dhe të kërkojmë nga komisionerja kundër diskriminimit, raportimin e llojeve të ankesave. Ne duam që ata, që diskriminojnë grupet vunerabël, të dëbohen duke zbatuar kështu ligji”, u shpreh Ministri.
 

Ndërsa komisioneria për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, thotë se nga 8 denoncimet e bëra përgjatë vitit 2011, tre prej tyre kanë ardhur nga persona me orientim të ndryshëm seksual, të cilët tregojnë se janë diskriminuar në administratë, ku ata kanë kërkuar një vend pune.
 

Nga ana e saj, Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta ka ngritur një grup pune për të evidentuar tematikën dhe për të bërë propozimet, se cilët janë grupet dhe sektorët ku ndodhë në masë diskriminimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›