E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, miratohet rezoluta për forcimin e institucioneve

Kuvendi i Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme ka votuar me 89 vota pro dhe 9 kundër, rezolutën për forcimin e insitucioneve në vend.

Përmes kësaj rezolute, i jepet plotësisht mbështetje Qeverisë së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ndërkohë që i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës mbështet të drejtën kushtetuese të Qeverisë së Kosovës për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e shtetit, kërkon që të respektohen masat e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha pikat doganore etj.
Rezoluta:
1. Fuqizon të drejtën kushtetuese për ushtrimin e kontrollit të plotë në territorin e vendit.
2. Mbështet qeverinë në vendosjen e rendit dhe ligjit
3. Kuvendi i Kosovës kërkon nga qeveria, që me mjetet e saj ligjore të ruajë tërësinë territoriale.
4. Kuvendi i Kosovës kërkon të respektohen masat e reciproritetit me Serbinë në pikat dogane.
5. Kuvendi fton faktorin ndërkombëtar për përkrahjen e vendosjes së rendit dhe ligjit.
6. Kuvendi fton qytetarët e Kosovës të respektojnë vendimet e institucionit të Kosovës për sundimin e ligjit.
7. Kuvendi u bën thirrje qytetarëve pa asnjë dallim, që të ruajnë qetësinë dhe rendin kushtetues.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›