Merren masa pas revoltës në burgun e Fushë-Krujës
Pashk Lleshi, Genci Tafili, dhe Nikollin Topalli janë transferuar në një tjetër burg të sigurisë së lartë pas revoltës së djeshme në burgun e Fushë-Krujës. Ndërsa tre të dënuar të tjerë janë izoluar në burgun e Fushë-Krujës.
FUSHË-KRUJË - Drejtoria e Burgut të Fushë-Krujës ka marrë masa lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në burgun e ri të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Pashk Lleshi, Genci Tafili, dhe Nikollin Topalli janë trasferuar pas protestës në një tjetër burg të sigurisë së lartë. Admir Tafili, Gëzim Cafi, Gëzim Guri si dhe Gazmend Braka i njohur ndryshe si Gaxhai, tashmë janë të izoluar në burgun e Fushë-Krujës. Këta persona janë konsideruar si personat që organizuan revoltën e së premtes në burgun e sigurisë së lartë.
Më shumë se 25 të burgosur u hodhën në revoltë për shkak të mosdhënies së ushqimit në mëngjes si dhe për shkak të mos daljes në ajrim. Situata është arritur të vihet nën kontroll vetëm me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për urgjencat në burgje dhe policisë së Krujës e cila ka mbajtur nën kontroll të gjitha daljet nga ky burg. Ka patur edhe pretendime për dhunë nga të burgosurit e Fushë-Krujës.
(a.s/News24/Balkanweb)