E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, pëmbytetrruga kryesore

LEZHE-Reshjet me intensitet ditët e fundit kanë sjellë përmbytje të rrugës kryesore në Lezhë si pasojë bllokimit të kanalizimet nëntokësore.

TVNews24 mëson se paraditen e sotme për shkak të reshjeve të shumta, rruga kryesore nga Varrezat e Dëshmorëve deri në qëndër të qytetit është përmbytur. Kjo solli vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve duke paralizuar rrjetin kryesor rrugor në qytet.
Drejtoria rajonale e ujësjellës-kanalizimeve ka bërë me dije se shkak I përmbytjes së rrugës kryesore është bërë bllokimi I kanalizimeve nëntokësore. Punonjësit kanë nisur me evidentimin e problemeve dhe riparimine tyre.
Ndërkohë në këtë rrugë gjate orëve të paradites po mbizotëron kaosi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›