E Diel, 1 Nëntor 2026

Galeria e Akademise Hapur me diplomat me te mira

/ /

Ai mbetet thjesht dhe vetem nje iluzion optik qe te kthen ne toke sapo heq syzet. Me konceptin e saj metaforik mbi te parit e botes tanime ish-studente Artemisa ullhaj terhoqi vemendjen jo vetem te pedagogeve te saj ne ateliene e Tekstilit dhe Modes prane Fakultetit te Arteve Pamore por edhe te publikut qe me nje kenaqesi estetike kaloi permes syzeve te saj shumengjyreshe gjigante ne Galerine FAP. Perkunder deshires qe shpeshhere kemi ti shohim gjerat me bukur se cjane apo edhe me zi duke vene para syve nje pale lente imagjinare te erreta ekspozita Hapur Open e hapur dje ne FAP nuk kishte nevoje per ndonje pale syresh. Kjo edhe sepse te pret me zemer qe pa hyre ne galeri. Nje zemer e stermadhe flake e kuqe nje instalacion me tingull pune e artistit Ardian Isufi ia beh ne oborr te Galerise se Akademise se Arteve. Per te vijuar me nje seri punesh diplome te vitit te shkuar akademik por edhe te viteve te meparshme me te cilat hapi sezonin e aktiviteteve. E kuruar nga pedagoget Genc Permeti dhe Ardian Isufi kjo ekspozite sjell jo thjesht dhe vetem prurjet me te mira te te diplomuarve ne kete fakultet por punet qe i ofrohen publikut sjellin edhe tendencat me te fundit te artit pamor. Sipas pedagogut Isufi Hapur eshte pasqyrimi i qendrimeve koncepteve artistike dhe te tendencave me te fundit te atelieve te ndryshme te ketij fakulteti duke nisur qe me Ateliene e Grafikes per te vazhduar me te Tekstilit dhe Modes Multimediale Piktures se Kavaletit dhe Monumentales si dhe Skulptures e Qeramikes.
Diplomat
Duke kaluar nga njera salle e galerise ne tjetren mund te shijosh punime ne te gjitha mediumet. Jane 16 pune te perzgjedhura te dimensioneve dhe gjuheve te ndryshme. Te parat qe te bien ne sy jane pikturat monumentale. Ne faqen ballore te salles kryesore nje tufe femijesh zeshkane me sy te zgjuar e me buzeqeshje vesh me vesh te japin mireseardhjen. Perbri tyre nje cift te sapomartuarish si nxjerre nga albumet e periudhes se socializmit nuseron ne kembe. Perballe tyre nje kolazh grafik ngre problemin e ndryshimeve urbanistike ne qytetet tona. Studenti mbivendos pamje te vjetra te qytetit te Elbasanit mbi ato te reja duke krijuar nje tjeter situate qe ndodhet mes historise dhe ekzistences. Shtepi te vjetra elbasanase te prishura gjate periudhes se socializmit apo me vone i rrine si hije peizazhit te ri te cilit koherat e demokracise i dhane forma te reja. Ndersa mbi koke te rri Tirana. Artisti Eriet Mucollari sjell disa nga ndertesat-simbol te kryeqytetit si hotel Tirana Xhamia e Ethem Beut Korpusi i Universitetit Muzeu Historik Kombetar por edhe disa prej ndertimeve te viteve te fundit qe kane prishur panoramen e kryeqytetit. Duke luajtur me efektin e dritave Mucollari i diplomuar ne Ateliene e Grafikes na jep dite-naten kryeqytetase. Ne nje kend tjeter te presin rrugen ritualet e cuditshme te vajzave te mbuluara me bishtajore te thara te Ila Gjinajt nga Atelieja e Tekstilit e Modes pastaj ca kostume floreale forma te cuditshme qeramike video-instalacione etj. Sipas kuratorit Ardian Isufi punet jane kryesisht te orientuara kah fenomeneve sociale dhe politike aktuale qofte ne qytete apo persiatjet qe ka individi ne nje realitet apo habitat te caktuar. Te tilla jane punet qe marrin shkas nga jetesa e komunitetit rom ne Shqiperi fokusuar tek femijet si kontigjenti me i pambrojtur per te vijuar me nderhyrjet ne urbanistike apo edhe gjuha metaforike me syzet e Artemisa ullhajt realizuar ne tekniken e skulptures se bute ne hulline e pop-artit. Sipas Isufit Hapur eshte nje pjese e aktiviteteve zinxhir qe do te ndodhin ne kuadrin e projektit Qyteti i artit. Ne aktivitetet e ardhshme galeria do te vazhdoje te fokusohet tek arti bashkekohor dhe te sjelle nje imazh qe flet permes didaktikes pedagogjike thote ai.
Rikonstruksioni
Drita e plote dhe ajri me i lehtesuar ndihet me te hyre ne galeri. Muret duken me te bardhe jo se nuk kane qene te lyer me pare por njollat e lageshtires dukeshin gjithsesi. Ndonese kur u hap dy vjet me pare galerise se paperdorshme iu be nje rikonstruksion modest ishte i pamjaftueshem per te krijuar nje ambient te pershtatshem artistik. Dje galeria FAP kishte nje pamje tjeter fale nje nderhyrjeje rikonstruktuese mundesuar me financimin e Foundation for Albanian Visual Arts FAVA ndihmuar nga inxhinieri Ilir Trebicka dhe arkitekti Sokol Agoviku. Perurimi i ambienteve te reja ku pervec rikonstruksionit te mureve eshte vendosur nje sistem i ri ndricimi bashkekohor u be me ekspoziten Hapur ku u paraqiten punet me te mira te diplomes te viteve te fundit ne Fakultetin e Arteve Pamore. Kryetarja e fondacionit Pamela Griffin e cila pas 8 vitesh pune ne Shqiperi do te kthehet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes thote se puna e ketij fondacioni ne ndihme te artit shqiptar do te vazhdoje gjithsesi edhe pas largimit te saj. Ajo thote se FAVA ka bere te pamunduren per te ndihmuar komunitetin artistik ne Shqiperi duke mbledhur fonde e duke financuar projekte. Ka bashkepunuar ngushtesisht me Galerine Kombetare te Arteve ku jane bere ndryshime rrenjesore dhe te njejten gje kane bere edhe me Akademine e Arteve duke u ardhur ne ndihme studenteve dhe pedagogeve. Sipas Griffin eshte shume e veshtire qe qeveria te mbuloje gjithcka me fondet e veta po keshtu eshte e veshtire edhe per artistet por eshte e nevojshme futja e nje fryme bashkepunimi komunitar qe do te sillte me shume rezultate.

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›