E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, përkujtohet dita e Shpalljes së Pavarësisë

Shpallja e pavarësisë është përkujtuar sot edhe në qytetin e Lezhës. Të vetmit që kanë munguar kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Ndërkohë që kryetari i Bashkisë i shoqëruar nga veteranë ka ngritur flamurin në shenjë simbolike 

LEZHE- 96 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është përkujtuar sot edhe në qytetin e Lezhës, me homazhe pranë Obeliskut. Në shenjë nderimi të kësaj dite, ka qenë kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, i cili ka ngritur flamurin në shenjë simbolike të kësaj date të shënuar. Veteranë të luftës, përfaqësues të partive politike dhe institucioneve vendore në Lezhë kanë vënë kurora me lule, duke nderuar Ditën e Flamurit. Si në çdo vit këtë ditë të shënuar e kanë përcjellur me aktivitete të ndryshme solemne si dhe me këngë të ndryshme patriotike. Në ditën e shpalljes së Pavarësisë, të vetmit që i kanë munguar këtij përvjetori kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Edhe pse për demokratet 28 Nëntori, shënon 2 data të rëndësishme, siç janë ngritja e Flamurit dhe Çlirimi i vendit, asnjë homazh nuk është zhvilluar prej tyre në Bashkinë e Lezhës, duke e lënë në harresë këtë datë të shënuar historike.
(a.r/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›