E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në një servis, plagoset me thikë pronari

Një sherr banal midis pronarit të një servisi dhe një klienti, ka përfunduar në plagosjen me thikë të pronarit. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, një lagje periferike e Tiranës. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes. 

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në periferinë e Tiranës në Shkozë. Pronari i një servisi me iniciale L.A së bashku me vëllanë e tij A.A, janë përfshirë në një sherr banal me një shtetas tjetër me iniciale P.GJ.
Ky I fundit kishte shkuar klient te servisi dhe është grindur me pronarin dhe vëllanë e këtij ku nuk kanë munguar shkëmbimet e grushtave. Në grindje e sipër klienti e ka qëlluar me thikë pronarin e servisit dhe ka marrë kamionin e tij duke ua drejtuar për ti shtypur. Gjatë manovrimeve kamioni është përplasur fillimisht me një mjet tip fuoristradë që ndodhej e parkuar, dhe më pas me autobusin urban të linjës së “Ali Demit”, që vinte me pasagjerë për në Shkozë. Pronari i servisit është çuar në Spitalin Ushtarak, ndërkohe që policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e kamionit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›