E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagos më sopatë në kokë bashkëshortin, kapet 27-vjecarja

LEZHË- Një 27 vjeçare, banuese në fshatin Rraboshtë, komuna Dajç e rrethit Lezhë, u arrestua sot me akuzen e tentatives së vrasjes.

Sipas zëdhënëses së shtypit të policisë qarkut Lezhë, Liona Nika, e arrestuara është shtetesja Marsela Prendi, arrestimi në flagrancë i së cilës u bë, pasi për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sopatë në kokë bashkëshortin e saj, Arben Prendi, 37 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak Tirane.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë per ndjekje te metejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›