Pjesëmarrje në krim
Jonathan Franzen, është ndër shkrimtarët më të mëdhenj e personazhet e rëndësishme intelektuale në SHBA. Lindur në Ilinois, pasardhës emigrantësh suedezë, edukuar në Misurin me shije franceze dhe studiuar në Gjermani, është pinjoll tipik i botës që politikisht quhet Perëndim. Në një intervistë të fundit, shprehej se "nuk është problem liria se sa menaxhimi i saj". Shembulli ynë është tipik. Mund ta kesh dhe ta humbasësh. Sharlatanë politikë ta bëjnë të pavlerë. Liria është kusht për prosperitet, por dhe rast për aspirantët diktatorë. Aq më shumë në vende pa të kaluar demokratike dhe të iluminuar kulturore. Shqipëria është shembull i trishtë se si liria zhvlerësohet.
Kur në mbledhjen e Partive Popullore Europiane, kryeministri shqiptar deklaron se vendi i tij bariton ka kaluar në të ardhura pesë vende të BE-së, dëgjuesit kanë pasur ndonjë hall ose qar, pasi nuk mund të honepsësh gënjeshtër të tillë, në kundërshti me statistikat e FMN-së, Bankës Botë-rore, CIA-s, OECD-së. Që Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, përveç sivëllezërve të saj kosovarë, e di çdo kalama europian që mëson gjeo-grafinë ekonomike. Ashtu siç mëson se ky lloj politikani quhet diktator ose demagog. Të dyja rastet janë fatkeqësi e vendit që i ka. E kanë ditur edhe delegatët e PPE-së se kujt i kanë ofruar tribunën. Ndaj, t'i japësh skenën e një aktiviteti një personazhi të tillë, është të jesh pjesëmarrës në deformimin e lirisë që po i bëhet një populli. Politika e sotme europiane konsiston që, udhëheqësit problematikë të vendeve limitrofe të Europës të shoqërohen në rrugën e tyre të emancipimit demokratik. T'i bëhen këtij lloji politikanësh koncesione, deri në momentin që koha do bëjë punën e vet. E ka bërë dikur Chamberlain me Hitlerin, dhe bota shkoi në flakë. E riprovuan me Milosheviçin, dhe Ballkani u përgjak. Po durojnë Orbanin, me shpresë se do humbi në zgjedhjet e reja. Po e harrojnë Berishën, duke ja u lënë menaxhimin e tij në dorë ambasadorëve që kanë akredituar këtu, të cilët as kanë mundësitë, as nuk dinë si ta bëjnë, dhe nuk e kanë kuptuar me cilin kanë të bëjnë.
Është e vërtetë që prijësi i shqiptarëve, qameti mund të djegë jorganin dhe nuk bën flakë në tërbimin e tij që të trembë fqinjët. Nuk është një Hitler apo Millosheviç, pasi nuk ka këllqe. Por mund të përcëllojë shqiptarët fare kollaj, ashtu siç e bën çdo ditë: Një vit përpara vrau katër protestues të paarmatosur nën kamerat e televizioneve, dhe me gojën e vet rrëzon çdo alibi, duke deklaruar hiç më pak se në sallën e parlamentit me plot 139 deputetë brenda për përfaqësuesit e opozitës se "ja u bëj prapë si në 21 janar". Këtë lloj standardi nuk ka vend europian që e pranon. Falet gjithçka, por të tolerosh kërcënimin me vdekje të deputetëve të opozitës dhe atë vetë në tërësi, është si të jesh pjesëmarrës në krim.
Ndër të vërtetat e kohës, është se opozita e sotme ka defekte, por mbi të gjitha nuk frymëzon liri apo një menaxhim ndryshe të saj. Nuk mund të akuzohet për instinktin vrasës, vulgaritetin publik, banalitetin oratorik, paskrupulltësinë politike të Berishës. Por në unazën e saj gjallojnë mbetje të njëzet vjetëve tranzicion, të shquar për mungesë parimesh apo të mundur nga sejmenët e Berishës në zgjedhje. Zbulimet e reja më shumë të kujtojnë aparatçikët e fundviteve të komunizmit, që kishin hallin të mbijetonin, se liderët e rinj që do t'i japin shpresë vendit. Por ky nuk është justifikim që shqiptarët t'i dënosh me Berishën.
E vërteta është që shqiptarët nuk kanë ndonjë dhunti që i dallon nga fqinjët e tyre. Janë të ndershëm dhe hajdutë si ata, punëtorë e dembelë po njëlloj, trima e të pabesë aty-aty. Shto apatinë dhe mosreagimin ndaj dhunës shtetërore apo padrejtësive sociale, atëherë rezulton se janë popull që kanë nevojë për ndihmë. Dhe ndihmë në ditët e sotme nuk është stabiliteti dhe qetësia. Të tilla ka edhe në varreza, por nuk bien zhvillimin.
Është një e drejtë njerëzore e tyre që të votojnë ndershmërisht, dhe kjo votë të jetë hapi i parë drejt lirisë. Të bëjnë zgjedhje të parakohshme, sa herë të jetë e nevojshme, aq më shumë në një vend ku fituesit sillen si pushtues. Të kenë mundësi të protestojnë dhe nëse vriten në protestë, Europa të dëshmojë se parimet e të drejtave të njeriut i ka me një standard dhe jo me dy; që qytetarët janë vetëm të një kategorie. Dhe ky do jetë hapi i parë drejt menaxhimit të lirisë. Është e drejtë thënia se çdo popull ka qeverinë që meriton, por kjo vlen për popujt e mëdhenj. Për të vegjlit, ndikim të madh ka përzgjedhja e drejtuesve nga tutorët e tij. Nuk mundet një udhëheqës i Shqipërisë kushdo qoftë, të diktojë fatet e vendit pa bekimin e jashtëm. As Enver Hoxha nuk do kish mundur pa indiferencën botërore. Duhet t'i ndihmojnë shqiptarët të fitojnë lirinë e vërtetë dhe ta menaxhojnë atë, dhe jo t'i mësojnë si të shtyjnë ditët me udhëheqës të paskrupullt. T'iu ofrojnë shansin që të mos bëhen gazi i botës nga politikanë të tillë. Përndryshe, nuk janë gjë tjetër veçse bashkëfajtorë me dhunuesit e tyre.