Arrestohet shefi i krimeveakuzohet per korrupsion
TIRANE-
Vihet në pranga shefi i krimeve në komisariatin numër 1 në kryeqytet. Fatos Goxhaj është vënë në pranga pas një hetimi dymujor nga SHKB dhe task-forcë në prokurorinë e Tiranës. Ai akuzohet për korrupsion aktiv dhe pasiv për ndërhyrje në disa cështje kriminale kundrejt një përfitimi prej mijera eurosh.
Task Force në prokurorinë e Tiranës dhe SHKB kanë zhvilluar hetime lidhur me periudhën në të cilën ushtronte këtë detyrë Goxhaj nga fundi i vitit 2011 deri në prill të 2012. Goxhaj akuzohet per korrupsion aktiv dhe pasiv dhe dyshohet se ka ndërhyrë në cështje të ndryshme penale në këmbim të ryshfetit, i cili jepej në euro.
Arrestimi i tij eshte bere pasi gjyqtari Sokol Toma, kishte caktuar ndaj shefit te krimeve ne komisaritin numer 1 ne Tirane masen e sigurise me burg. Mësohet se 3 ditë më parë i ishte komunikuar transferimi për në komisariatin e Përmetit.
(jd/shqiptarja.com)