GSH: MEICO trafikoilëndë radio aktivedrejt Italisë
TIRANE- Ndërmarrja e import-eksportit të armëvë, MEICO rezulton të ketë qenë e përfshirë në kontrabandën ndërkombëtare të materialeve radioaktive.
“Gazeta Shqiptare” në kryeartikullin e saj të sotëm “MEICO trafik me lëndë radioactive” të gazetarit Thanas Mustaqi zbulon se më 6 tetor 2005, fill pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha, skaneri me rreze iks për detektimin e materialit radioaktiv në doganën e Triestes, ka kapur “mat” një ngarkesë me municione luftarake të MEICO-s.
Në një komunikatë për shtyp të doganës së Triestes, të lëshuar në këtë datë thuhet se: “funksionarët e doganës së Triestes (Pika Franko i Vjetër), në bashkëpunim me komandën lokale të “Guardia di Finanza”, kanë sekuestruar në zonën portuale 2.004 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm (125 mm, 100 mm, 85 mm e 37 mm), të gjitha të pajisura me kapsollën aktive, 953 sisteme të ndezjes së barutit të zi dhe 1 kg barut lëshimi. Materiali luftarak, i mbërritur në Trieste në bordin e një kamioni të nisur nga Shqipëria dhe i destinuar për një firmë lombarde, ishte i fshehur me mjeshtëri nën një ngarkesë skrapi prej bakri dhe tunxhi”.
(Lexoni sot në Gazeta Shqiptare si u zbuluan ngarkesat nga detektorët në kufirin italian. Itinerarin e lëndëve të rrezikshme që u vodhën nga depot shqiptare në vitin ’97 dhe letrën që Instituti i Fizikës Bërthamore I dërgoi Berishës ku thuhet se: Nuk kemi para për të hetuar trafiqet.)
(s.g/BalkanWeb)