E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Elbasan: Rinia të jetë pjesë e politikës

Duke ju drejtuar të rinjve të sapo anëtarësuar në FRESSH, Rama ju bëri thirrje që të bëhen pjesë e politikës për ta ndryshuar atë.

“Prindërit tuaj janë në një betejë me papunësinë, me varfërinë, me çmimet e larta, me korrupsionin marramendës që i pengon ata të bëjnë për familjen dhe ju atë që do dëshironin dhe që ju meritoni. Jo sepse ata janë të paaftë, po sepse është politika kështu siç është, që nuk i lejon ata të bëjnë për ju atë që ju takon dhe prandaj ju duhet të luftoni edhe për ta që politika të ndryshojë dhe që asnjë prind të mos ndjehet më kokulur përpara fëmijës, nga pamundësia për të shtruar tryezën dhe për ti plotësuar fëmijës të gjitha ato që i duhen. Dhe nga ankthi i tmerrshëm se kur kapërcen pesëmeditëshi i pari i muajit fillojnë të shterojnë të ardhurat dhe fundi i muajit ngjan si një horizont i mezi arritshëm”, u shpreh kreu socialist.

Rama ndodhej në këtë takim për të shpërndarë kartat e anëtarësisë për 600 të rinj e të rejat që ju bashkuan FRESSH- it. Kryesocialisti u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Partisë Socialiste dhe kjo jo sepse do të luftojnë për një njeri apo grup njerëzish, por për një program i cili do të vendos frymën e së drejtës. E ky është programi i PS “ Për një Rilindje Shqiptare”. “Bëhuni përfaqësues të vizionit tonë të përbashkët ‘Për një Rilindje Shqiptare’. Bëhuni përfaqësues të ideve tona të ndryshme rrënjësisht, nga ato të atyre që qeverisin sot si s’ ka më keq Shqipërinë. Bëhuni përfaqësues të rrugës sonë që padyshim falë jush, sot është bërë më e besueshme edhe për shumë të tjerë si ju. Ju jeni secili një forcë e ndryshimit dhe bëheni veten tuaj forcën për ndryshimin që ju meritoni sepse nuk ka asnjë dyshim që do ta mbërrini ndryshimin vetëm duke e bërë të ndodh me forcën tuaj, të vendosur dhe të bashkuar me tonën dhe me të gjithkujt që mendon se meriton një vend më të mirë se ky ku sot jetojmë”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-03-04 15:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›