E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagarde: Fëmijët në Nigeri kanë më shumë nevojë për ndihmë, sesa grekët

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, në një intervistë për gazetën britanike The Guardian tha se, erdhi koha që Athina të paguajë dhe të rikthejë borxhin. Lagarde për herë të parë përdor një gjuhë kaq të ashpër ndaj grekëve dhe thekson se ata duhet të sigurojnë veten e tyre dhe të ndalojnë së përpjekuri për të shpëtuar nga detyrimet dhe për të shmangur taksat.

Në intervistë, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, krahason fëmijët e privuar nga arsimi i mirë në Afrikën e Jugut dhe ata që përballen me varfërinë në Athinë.

“Kam në mendjen time gjatë gjithë kohës fëmijët e një fshati të vogël në Nigeri, që kanë mësues vetëm dy orë në ditë, dhe tre prej tyre ndajnë të njëjtën karrige, ndërkohë që janë të etur për të mësuar shkronjat. Unë besoj se ata kanë nevojë për ndihmë më shumë, sesa njerëzit në Athinë”, tha Lagarde. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›