E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, pranga dy shtetasve për posedim droge

Në prangat e policisë ra shtetasi Florind Jaku, 28-vjeç, banues në Rrëshen të rrethit Mirditë.

Pas kontrollit të ushtruar iu kap dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese plasmasi e vogël si ato të farmacive, me një lëndë bimore për të cilën dyshohet të jetë lëndë narkotike si ajo e “Cannabis Sattiva”.

Ndërkohë, në pranga ra edhe Dorian Mirashi, 22-vjeç, banues në fshatin Rrilë të Lezhës. Ai u prangos nga forcat e rendit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Golf, me targa LA 6564 A, iu gjet një sasi prej 26.5 gram lëndë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva” i gatshëm për përdorim. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-09 15:38
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›