E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër rinis mësimi në Greqi,në Kapshticë fluks emigrantësh

KORCE- Rinisja e mësimit në shkollat greke, pas pushimeve të fundvitit ka shtuar fluksin e emigrantëve në pikën doganore të Kapshticës. Raportohet se në mesditë makinat ishin në radhë të gjata me 3 korsi. Mësohet se pala shqiptare po punon me kapacitetin maksimal, me 8 korsi. Madje dhe sportelet hyrëse janë vënë në dispozicion të emigrantëve për të dalë drejt Greqisë, raporton gazetarja e NEWS24. Edhe paka greke punon me kapacitetin maksimal të saj 5 korsi.
Fluksi i emigrantëve mund të vazhdojë për disa orë pasi emigrantët të cilët kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri po kthehen në Greqi dhe për fëmijët e tyre që studiojnë në shkollat greke nesër fillon mësimi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›