Pukë, makina merr flakë shpëtojnë pasagjerët
PUKË- Një automjet, i cili po udhëtonte pasditen e të shtunës në segmentin Shkodër-Pukë, është përfshirë i gjithi nga flakët. Kanë qenë shërbimet e Qarkullimit Rrugor të cilat gjatë patrullimit në Qafë-Qele kanë parë tymin që dilte nga automjeti. Menjëherë ata kanë bërë ndalimin e makinës duke i kërkuar drejtuesit dhe pasagjerëve që të zbrisnin.
Vetëm pak caste pasi ata kanë zbritur, zjarri ka përfshirë mjetin Citroen me targa greke. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Pukës për të shuar flakët dhe për të bërë të mundur vijimin e qarkullimit lirisht përgjatë segmentit Shkodër-Pukë. Shkak i përfshirjes së makinës në flakë mendohet të ketë qenë konsumimi i frenave të makinës që kanë shkaktuar shkëndija.
Ndërkaq pak orë më parë në të njëjtin vend një tjetër automjet Volsvagen Pasat me targa greke ka dalë jashtë rrugës si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilin po udhëtonte.
Policia e Pukës bëri të ditur se mjeti po drejtohej nga një emigrant, i cili ka pësuar plagë por pa pasoja serioze. Shkak për këtë aksident ishte pakujdesia në drejtimin e mjetit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
(m.a/News24/BalkanWeb)