E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Opozita të bashkëpunojë për reformat

TIRANE- Levizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për kryerjen e reformave në vend. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në LSI, Ardit Çela në një prononcim për median tha se opozita gjatë vitit që sapo kaloi, “ndoqi një politikë bllokuese dhe në mungesë të plotë të alternativave.”

Duke e vlerësuar vitin 2011 si të rëndësishëm për vijimin e të gjitha reformave europianizuese të vendit, Çela, kërkoi sot nga opozita konsensus për miratimin e pr/ligjeve për Gjykatën Administrative dhe reformën zgjedhore.

“Këtë vit, nevojitet një qasje tjetër nga ana e opozites, sidomos kur bëhet fjalë për reforma të rëndësishme, pasi qytetarët shqiptarë, kërkojnë që klasa politike të jetë në të njëjtën linjë me aspiratat e tyre"- tha Çela.
Sipas tij, "votimi dhe ngritja e Gjykatës Administrative jane hapat e parë që duhen ndërmarren dhe për të cilat opozita duhet të ndërrojë mendje, pasi është një kërkesë e vetë biznesit, e shoqërisë, por edhe një ndihmë e aleatëve tanë strategjikë e cila nuk mund të refuzohet".

Ai vuri në dukje gjithashtu se fillimi i punës për reformën zgjedhore, si një kërkesë e Parlamentit Europian është një tjetër hap i cili duhet hedhur, për të cilën nevojitet konsensusi i opozitës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›